Ndërlidhjet

Votë mosbesimi për presidenten e Brazilit, Dilma Rousseff


Dilma Rousseff

Dilma Rousseff

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka përjetuar humbje poshtëruese gjatë votimit të mosbesimit në shtëpinë e ulët të Kongresit, dhe me gjasë do të detyrohet të largohet nga zyra disa muaj para mbajtjes së Lojërave Olimpike në vend.

Fishekzjarret u ndezën mbrëmë në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro, pasi opozita lehtësisht me 2/3 e votave të nevojshme votoi për ta dërguar presidenten në gjykimin para Senatit, nën akuzat për manipulim të llogarive buxhetore të shtetit.

Nëse Senati tani voton me një shumicë të thjeshtë, në muajin maj, për të ecur tutje me votën e mosbesimit, gjë që edhe pritet, Rousseff do të pezullohej nga posti i saj dhe do të zëvendësohej nga zëvendëspresidenti, Michel Temer, deri në përfundim të gjykimit të saj.

Termer do të shërbente në këtë post deri në fund të mandatit të presidentit, në vitin 2018, nëse Rousseff shpallet fajtore.

XS
SM
MD
LG