Ndërlidhjet

logo-print

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në vizitë të papritur në Bagdad


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, Shkurt 2016

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, Shkurt 2016

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka arritur në Bagdad, në një vizitë të paparalajmëruar, për të diskutuar rreth përforcimeve shtesë me trupa amerikane, në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Një zyrtar i lartë amerikan është cituar të ketë thënë sot se përderisa Shtetet e Bashkuara vazhdojë t’u ndihmojnë irakianëve, kjo nënkupton se të paktën një “numër i vogël” shtesë i forcave do të dërgohet në zonën e luftës.

Carter pritet të diskutojë për këtë temë me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, ministrin e Mbrojtjes, Khaled al-Obaidi, dhe Gjeneralin e ushtrisë amerikane, Sean MacFarland, i cili është komandanti më i lartë i ushtrisë amerikane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Shtetet e Bashkuara e udhëheqin një koalicion ndërkombëtar që realizon sulme kundër grupit të Shtetit Islamik dhe gjithashtu ofron trajnime dhe ndihmë tjetër për forcat që luftojnë kundër militantëve, si në Irak, ashtu edhe në Siri.

XS
SM
MD
LG