Ndërlidhjet

logo-print

AAK dhe Nisma pajtohen pë krijimin e ‘boshtit opozitar’


Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pajtuar për inicimin e krijimit të boshtit opozitar në Kosovë.

Liderët e këtyre dy partive pritet të nënshkruajnë sot [ora 16:00]marrëveshjen ebashkëpunimit.

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, tha për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja parasheh ndërtimin e një boshti opozitar, i cili do të jetë i hapur për partitë e tjera politike, si dhe për përfaqësues të Shoqërisë Civile e personalitete nga jeta publike.

"AAK dhe Nisma, me anë të këtij koalicioni, zotohen se do të ecin bashkë, por jo se janë bërë bashkë në kuptimin e një partie. Ato ruajnë identitetin e tyre, ndërsa vazhdojnë të bashkëpunojnë në kundërshtimin e qeverisë aktuale dhe kërkimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme", tha Sherifi.

Të tri partitë politike opozitare, pavarësisht disa mospajtimeve, vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë, siç thuhet, nga kriza politike, në të cilën është futur Kosova.

Sipas opozitës, pa largimin e Qeverisë aktuale, e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.

XS
SM
MD
LG