Ndërlidhjet

logo-print

Spitalet dhe shkollat në Afganistan mbesin të rrezikuara


Punëtorë mjekësorë në Afganistan

Punëtorë mjekësorë në Afganistan

Kombet e Bashkuara thonë se shkollat dhe qendrat mjekësore vazhdojnë të jenë të rrezikuara në Afganistan, duke e bërë më të vështirë për fëmijët që të kenë qasje në edukim dhe kujdes shëndetësor.

Në një raport të lëshuar sot, Misioni Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan dhe zyra e UNICEF-it atje, thonë se 257 incidente të ndërlidhura me konfliktin janë regjistruar vitin e kaluar, nga 130 sa ishin në vitin paraprak.

Një personel prej 63 punëtorësh mjekësorë u vranë dhe lënduan në vitin 2015, shumica në një sulm ajror të SHBA-ve, në një spital në qytetin verior të Kunduzit, në muajin tetor. Në 2014, 25 punëtorë shëndetësorë u vranë dhe u lënduan.

Pastaj, në vitin 2015 u rrëmbyen 66 punëtorë mjekësorë, krahasuar me 31 vetë sa ishin rrëmbyer në vitin paraprak.

Vdekjet dhe rastet e lëndimeve të punëtorëve në arsim ranë në 26 vetë në vitin 2015, krahasuar me 31 vetë nga viti 2014, por, në anën tjetër, është rritur numri i rrëmbimeve, nga 14 në 49.

Raporti thotë se për shkak të dhunës, 369 shkolla janë detyruar të mbyllen vitin e kaluar, duke ndikuar te më shumë se 139 mijë nxënës dhe 600 mësimdhënës.

XS
SM
MD
LG