Ndërlidhjet

Presidentja e Koresë së Jugut do ta vizitojë Iranin


Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye

Park Geun-hye do të jetë presidentja e parë e Koresë së Jugut që e viziton Iranin, ka njoftuar zyra e saj.

Zyra e Park tha sot se presidentja dhe homologu i saj iranian, Hassan Rohani, do të takohen muajin e ardhshëm, për të diskutuar rreth mënyrave të ngritjes së bashkëpunimit bilateral, si dhe për çështje rajonale.

Irani dhe Korea e Veriut që një kohë të gjatë dyshohet se janë partnerë në teknologjinë e armëve.

Gjatë vizitës së Park, nga 1-3 maj, ajo pritet të kërkojë marrëveshje në nivel korporatash, përfshirë fushën e termocentraleve, infrastrukturës dhe teknologjisë informative.

Teherani dhe Seuli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike në vitin 1962.

XS
SM
MD
LG