Ndërlidhjet

Kryeprokurori brazilian premton respektim të Kushtetutës në rastin e Presidentes


Votimi i Mosbesimit në shtëpinë e ulët të Kongresit, Brazil, 17 prill 2016
Votimi i Mosbesimit në shtëpinë e ulët të Kongresit, Brazil, 17 prill 2016

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka përjetuar humbje poshtëruese gjatë votimit të mosbesimit në shtëpinë e ulët të Kongresit, dhe me gjasë do të detyrohet të largohet nga zyra disa muaj para mbajtjes së Lojërave Olimpike në vend.

Fishekzjarret u ndezën mbrëmë në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro, pasi opozita lehtësisht me 2/3 e votave të nevojshme votoi për ta dërguar presidenten në gjykimin para Senatit, nën akuzat për manipulim të llogarive buxhetore të shtetit.

Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit, Jose Eduardo Cardozo, duke folur pas votës së mosbesimit ndaj presidentes së vendit nga ana e Shtëpisë së Ulët të Parlamentit, tha se në Senat do të jetë një situatë tjetër, ku do të prezantohen faktet dhe ku do të jetë një juri.

“Presidentja braziliane është e hapur për bisedime, për gjetjen e çfarëdo zgjidhjeje demokratike, që do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Ajo çfarë nuk do të pranohet janë shkeljet e Kushtetutës dhe situatat që mund të konsiderohen si grushtshteti”, tha Jose Eduardo Cardozo.

Nëse Senati tani voton me një shumicë të thjeshtë, në muajin maj, për të ecur tutje me votën e mosbesimit,Rousseff do të pezullohej nga posti i saj dhe do të zëvendësohej nga zëvendëspresidenti, Michel Temer, deri në përfundim të gjykimit të saj.

XS
SM
MD
LG