Ndërlidhjet

Vaksinimi kundër poliomelitit në Pakistan


Nën masa të rrepta të sigurisë, punëtorët shëndetësorë në veriperëndim të Pakistanit kanë nisur sot një plan tre ditor për dhënien e vaksinës kundër poliomelitit. Zyrtarët shëndetësorë planifikojnë që t’u japin pika kundër poliomelitit më shumë se 800 mijë fëmijëve nën moshën pesë vjeçare, në 17 distrikte të provincës Khyber Pakhtunkhwa. Rreth 1 milion fëmijë të tjerë do të vaksinohen në zonat fisnore. Pakistani është një prej tri vendeve ku poliomeliti është sëmundje endemike dhe ka raportuar tetë raste vetëm këtë vit. Fushatat për vaksinim janë pezulluar në të kaluarën për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë. Talibanët shpesh kanë shënjestruar punëtorët shëndetësorë, duke pohuar se programet janë pjesë e komploteve të Perëndimit kundër vendit.

XS
SM
MD
LG