Ndërlidhjet

Edita Tahiri takohet nesër në Bruksel me palën serbe


Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri

Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, do të jetë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në një takim me palën serbe, të ftuar nga Bashkimi Evropian.

Në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës thuhet se temë diskutimi do të jetë njohja reciproke e certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme, të njohura si ADR, pastaj shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, si dhe ndalimi i lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele serbe për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim, palën serbe do ta udhëheqë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

XS
SM
MD
LG