Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Kosova lidere në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit


Takimi që presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar me ministren italiane të Mbrojtjes, Roberta Pinotti, 18 prill 2016

Takimi që presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar me ministren italiane të Mbrojtjes, Roberta Pinotti, 18 prill 2016

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se Kosova është kthyer në faktor stabiliteti në rajon dhe se është lidere në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.

Gjatë një takimi që presidenti Thaçi ka zhvilluar me ministren italiane të Mbrojtjes, Roberta Pinotti, është theksuar se gjatë periudhës gjashtë mujore nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

“Falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, sipas komunikatës për media të lëshuar nga zyra e presidencës, ka kërkuar që të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë, siç është Interpoli, në mënyrë që komunikimi dhe bashkëpunimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas.

Ndërkohë, ministrja italiane Roberta Pinotti thuhet se është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin që kanë dy shtetet në fushën e sigurisë dhe të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Pinotti gjatë ditës ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG