Ndërlidhjet

logo-print

Nga sulmet e fundjavës në Etiopi, mbi 200 të vrarë


Foto nga arkivi - Grupe fisnore në Etiopi

Foto nga arkivi - Grupe fisnore në Etiopi

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 100 fëmijë janë rrëmbyer nga burra të armatosur të Sudanit Jugor, në një sulm në kufi me Etiopinë, ka thënë kreu i vendit.

Zyrtarët e Etiopisë fajësojnë grupet fisnore nga Sudani Jugor për një varg sulmesh vdekjeprurëse, të realizuara të premten në fshatërat e Etiopisë, në perëndim të rajonit Gambella.

“Mizoritë e kryera nga fiset e armatosura nga Sudani Jugor morën jetërat e 208 njerëzve”, ka thënë kryeministri Hailemariam Desalegn për televizionin shtetëror.

Kjo shifër tani është më e lartë se ajo që u raportua paraprakisht, për 140 viktima.

Hailemariam tha se “nëna dhe fëmijë” kishte në mesin e të vrarëve dhe se “ata kanë rrëmbyer 102 fëmijë”.

Ministria e Jashtme thotë se 2,000 bagëti gjithashtu janë vjedhur.

“Murle” është një fis nga Sudani Jugor, me bazë në afërsi të kufirit me Etiopinë, i cili shpesh kryen sulme për të vjedhur bagëti dhe rrëmben fëmijë, por shumë rrallë në shkallë kaq të madhe ose vdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG