Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Së paku 30 veta janë mbytur nga përmbytjet në veri të Afganistanit.

Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Katastrofave në Afganistan i ka thënë Radios Evropa e Lirë se përmbytjet kanë përfshirë provincat Takhar, Badghis dhe Samangan.

Shirat e furishëm kanë përfshirë edhe Kabulin, por atje nuk janë raportuar dëme të mëdha ose viktima.

Në Takhar, 10 persona janë mbytur në dy qarqe, ndërsa dhjetëra shtëpi janë dëmtuar.

Në provincën Badghis janë mbytur 15 veta, ndërsa në Samangan pesë të tjerë.

Zonat e largëta veriore të Afgansitanit shpesh përfshihen nga përmbytjet, të cilat shkaktojnë edhe rrëshqitje dheu.

XS
SM
MD
LG