Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Nuk i pengojmë qytetarët të votojnë në zgjedhjet e Serbisë


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria që ai drejton, nuk do t’i pengojë qytetarët e saj serbë të hedhin votat për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese në Kosovë, të cilat do t’i menaxhojë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Serbia i mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 prill.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do t’i pengojë qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre.

“Përkundrazi, ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet. Por, pandërprerë, do t’iu japim argumente se e ardhmja e tyre nuk është retorika nacionaliste boshe, mitet e rreme, por është jetesa në Kosovë, me fqinjët e tyre, me rregullat e shtetit të Kosovës, që janë rregulla evropianë të një vendi demokratik”, ka thënë Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mustafa është shprehur i bindur se edhe vetë qytetarët serbë të Kosovës “shumë shpejt do të binden për këtë”.

Lexoni edhe këtë:

OSBE, e gatshme për zgjedhjet serbe në Kosovë

XS
SM
MD
LG