Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Ekuador, vazhdojnë kërkimet


Ekuador

Ekuador

Numri i njerëzve të vrarë nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Ekuadorin në fundjavë, ka arritur në 350, kanë bërë të ditur autoritetet.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka thënë se ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende të Amerikës Latine kanë arritiur në Ekuador për të ndihmuar kërkimet.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Richterit ka ndodhur të shtunën në mbrëmje dhe zonat bregdetare në perëndim kanë qenë më afër epiqendrës.

Ka qenë ky tërmeti më i fuqsiëhm në Ekuador në disa dekada.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë shpërndarë rreth 10,000 ushtarë në zonat e prekura.

XS
SM
MD
LG