Ndërlidhjet

logo-print

Dyshohet për qindra migrantë të mbytur në Mesdhe


Ilustrim

Ilustrim

Shumë njerëz besohet se janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.

Dyzetenjë të mbijetuar, shumica migrantë nga Afrika Lindore, kanë folur për BBC-në në qytetin grek Kalamata, ku edhe po mbahen.

Ata kanë thënë se deri në 500 njerëz mund të kenë vdekur, edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për incidentin.

Ngjarja ndodh në prag të njëvjetorit të fundosjes së një anijeje me migrantë, në ujërat midis Libisë dhe Italisë, ku kanë humbur jetën rreth 800 veta.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 migrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit.

Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG