Ndërlidhjet

Arrin në 413 numri i viktimave në Ekuador


Pasojat e tërmetit në Ekuador.

Pasojat e tërmetit në Ekuador.

Së paku 413 veta janë konfirmuar të vrarë nga tërmeti që ka goditur Ekuadorin në fundjavë.

Autoritetet kanë thënë se kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë, pasi besohet se ka ende njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, e ka cilësuar tërmetin si katastrofën më të keqe në këtë vend në më shumë se gjashtë dekada.

Ai ka thënë se qytetet Portoviejo dhe Manta janë gati të shkatërruara.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Richterit ka goditur të shtunën në mbrëmje.

Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende të Amerikës Latine u janë bashkuar kërkimeve për të mbijetuar.

XS
SM
MD
LG