Ndërlidhjet

logo-print

Ligji anti-gay bën që Pearl Jam të anulojë koncertin në Karolinën V.


Këngëtari Eddie Vedder i bendit Pearl Jam.

Këngëtari Eddie Vedder i bendit Pearl Jam.

Rock-bendi amerikan, Pearl Jam, ka anuluar koncertin në Karolinën e Veriut, për shkak të një ligji në këtë shtet, që ka shfuqizuar mbrojtjen për komunitetin homoseksual.

Ligji i ri, pos tjerash, kërkon nga njerëzit që të përdorin tualetet publike që korrespondojnë me gjininë e shënuar në certifikatat e tyre të lindjes.

Pearl Jam ka thënë se “duhet të marrë qëndrim kundër paragjykimit”.

“Masa është një pjesë e neveritshme e legjislacionit që nxit diskriminim ndaj një grupi të tërë të qytetarëve amerikanë”, ka thënë bendi Pearl Jam.

Koncertet në Karolinën e Veriut i kanë anuluar edhe yje të tjera, si Bruce Springsteen dhe Ringo Star.

XS
SM
MD
LG