Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në një ndërtesë të qeverisë në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Zyrtarë në Pakistan kanë thënë se një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një ndërtesë të qeverisë në provincën Khyber Pakhtunkhva, duke plagosur së paku 11 veta.

Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur në Departamentin e Akcizave dhe Taksave në qytetin Mardan, rreth 50 kilometra në verilindje të qytetit kryesor të rajonit, Peshauar.

Mësohet se tre të plagosur janë në gjendje krtike për jetën.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmi ndodh një ditë pasi ushtria e Pakistanit ka thënë se ka përfunduar me sukses një operacion të shkallës së gjerë kundër militantëve në rajonin e Vaziristanit Verior që kufizohet me Afganistanin.

XS
SM
MD
LG