Ndërlidhjet

logo-print

Oda Ekonomike Amerikane kërkon sqarim ligjor të marrëveshjes kolektive


Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) rikonfirmon se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, e nënshkruar në vitin 2014, nuk është e mbështetur në legjislacionin aktual të punës në Kosovë dhe si e tillë nuk ka fuqi ligjore dhe nuk mund të jetë e aplikueshme nga ndërmarrjet në Kosovë.

Për të shmangur çfarëdo paqartësie ose interpretimesh kontradiktore, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, përmes një komunikate për media, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të dalë me opinion zyrtar dhe të sqarojë bazën ligjore të marrëveshjes së përgjithshme kolektive.

Kjo marrëveshje, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike Amerikane, nuk duhet të jetë bazë e përndjekjes ose e ndëshkimit të kompanive të sektorit privat, pasi që këto të fundit nuk kanë dhënë miratimin e tyre për një marrëveshje të tillë.

“Oda Amerikane rikonfirmon qëndrimin e saj se asnjë organizatë, ose palë nënshkruese e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, nuk mund të hyjë në marrëveshje detyrimore me efekte juridike për palët e treta, pa marrë aprovimin paraprak të tyre”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga OEAK.

XS
SM
MD
LG