Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e Ukraina afër marrëveshjes për lirimin e Savchenkos


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Kievi dhe Moska janë pajtuar në parim për të liruar piloten ukrainase, Nadia Savchenko, e cila është burgosur në Rusi nën akuzat për vrasje.

Poroshenko ka thënë se “duket” se ai dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike të hënën, janë pajtuar për një “formulë” që do të lejonte kthimin e Savchenkos në Ukrainë.

Komentet vijnë një ditë pasi një gjykatë e Ukrainës ka dënuar me nga 14 vjet burg dy shtetas rusë, nën akuzat se kanë luftuar së bashku me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Menjëherë pas dënimit të Aleksandr Aleksandrovit dhe Yevgeny Yerofeyevit, Kremlini ka thënë se Putin dhe Poroshenko kanë biseduar në telefon për “fatin” e dy rusëve dhe të Savchenkos.

Poroshenko ka thënë sot se dënimet “kanë hapur mundësinë e përdorimit të mekanizmit të shkëmbimit”.

Savchenko është dënuar muajin e kaluar me 22 vjet burgim.

Gjykata në Rusi e ka shpallur atë fajtore për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG