Ndërlidhjet

Sulmi në Pakistan


Të paktën një person është vrarë dhe 17 të tjerë janë lënduar, pasi një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një ndërtesë të qeverisë në provincën Khyber Pakhtunkhva. Policia ka thënë se sulmi ka ndodhur në Departamentin e Taksave në qytetin Mardan, rreth 50 kilometra në verilindje të qytetit kryesor të rajonit, Peshauar. Zyrtarët thanë se sulmuesi kishte arritur në vendin ku ndodhi sulmi në këmbë dhe më vonë kishte hapur zjarr, përpara se ta aktivizonte jelekun e tij me eksplozivë. Një grup që ka lidhje me talibanët pakistanezë, që e quan veten Jamat-ul-Ahrar, ka marrë përgjegjësi për sulmin.

XS
SM
MD
LG