Ndërlidhjet

logo-print

Nadia Savchenko e ndërpren grevën e urisë


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, të cilën e ka dënuar dhe burgosur Rusia nën akuzat për vrasje, e ka ndërprerë grevën e urisë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shkruar sot në Twitter se Savchenko “është pajtuar” që ta ndërpresë grevën e urisë, pas bisedës telefonike që ka realizuar me të.

Savchenko, 34 vjeçare, ka refuzuar që të konsumojë ujë dhe ushqim që nga 6 prilli, duke kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm.

Ajo u dënua në muajin mars me 22 vjet burg, nën akuzat për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014. Dënimi hyri në fuqi më 5 prill.

Ajo ka refuzuar që ta apelojë dënimin e saj, duke thënë se nuk e njeh legjitimitetin e hetimeve kundër saj.

Ju mund ta lexoni edhe këtë:

Rusia e Ukraina afër marrëveshjes për lirimin e Savchenkos

XS
SM
MD
LG