Ndërlidhjet

logo-print

Rënie e ‘thellë dhe shqetësuese’ e lirisë së mediave në botë


Ilustrim

Ilustrim

"Reporterët pa Kufij” kanë thënë se liria e mediave ka përjetuar rënie në botë gjatë vitit të kaluar, duke theksuar rritje të kufizimeve qeveritare në vende sikurse Turqia, Polonia, Taxhikistani dhe Egjipti.

Raporti vjetor i organizatës “Indeksi i Lirisë së Mediave në Botë 2016” thotë se ka pasur rënie “të thella dhe shqetësuese” në lirinë e informimit në shumë vende rreth botës.

Organziata tha se mediat e pavarura gjithashtu kanë rrezik në rritje nga “ideologjitë religjioze”, si dhe nga “mjetet e propagandës”.

“Nëpër botë, ‘oligarkët’ po blejnë kompani të mediave dhe po bëjnë presion, që veçse i shtohet presion që vjen tashmë nga qeveritë”, ka thënë grupi, me bazë në Paris.

Organizata ka renditur Finlandën, Norvegjinë, Danimarkën dhe Zelandën e Re në krye të vlerësimeve të përvitshme për liri të medias në botë. Në fund të listës ndodhen Kina, Siria, Korea e Veriut dhe Eritrea.

Në listën e vendeve që kanë pësuar rënien më të madhe renditet Taxhikistani, e gjithashtu edhe Polonia, e cila ka rënë për 29 vende në listë, për shkak të një ligji të ri që kaloi në janar, që i jep qeverisë konservative më shumë mundësi për kontroll të medias shtetërore.

Shtetet e Bashkuara u radhitën në pozitën41, nga 49 sa ishin vitin e kaluar, ndërsa pozita e Rusisë u ngrit nga e 152-ta, sa ishte vitin e kaluar, në pozitën e 148-të këtë vit.

Mjete të tjera në rritje nga përdorimi prej qeverive për të penguar raportimin e pavarur përfshijnë ligje ndaluese, sikurse, “ofendimi i presidentit”, ose “përkrahja e terrorizmit”, ka thënë grupi.

XS
SM
MD
LG