Ndërlidhjet

Sot pritet të mblidhet Këshilli NATO-Rusi


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ambasadorët e NATO-s pritet t’i vazhdojnë sot bisedimet me homologët e tyre nga Rusia, në Bruksel, duke i dhënë fund ndërprerjes dy vjeçare të takimeve, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

“Qëllimi kryesor i Këshillit NATO-Rusi është shkëmbimi i pikëpamjeve, transparenca, si dhe diskutimet për Ukrainën”, ka thënë dje sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai se Aleanca Perëndimore Ushtarake dhe Moska do të diskutojnë për “sjelljen e pasigurt” të aeroplanëve rusë, të cilët fluturuan në afërsi të një aeroplani zbulues të SHBA-së dhe një shkatërruesi raketor, kur të dyja palët të takohen këtë javë në takimin e parë formal në pothuajse dy vite.

Takimi i planifikuar më 20 prill i Këshillit NATO-Rusi vjen pas dy incidenteve të javës së kaluar në Detin Baltik, kur aeroplanët luftarakë rusë lëvizën me shpejtësi në afërsi të shkatërruesit raketor amerikan dhe kryen atë që Uashingtoni e quan “manovër agresive”, në afërsi të aeroplanëve amerikanë, gjatë një fluturimi në hapësirat ajrore ndërkombëtare.

“Sjellja e pasigurt dhe joprofesionale e aeroplanëve rusë e thekson rëndësinë e linjave të hapura të komunikimit ushtarak, për reduktimin e rrezikut të paparashikueshëm”, ka thënë sot Stoltenberg në Luksemburg.

XS
SM
MD
LG