Ndërlidhjet

Ban Ki Moon do ta vizitojë rajonin e Kaukazit


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon,
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon,

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do ta vizitojë Armeninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, në një turne në rajonin e Kaukazit, nga 23-25 prill.

Qëndrimi i Ban në Tbilisi më 23 dhe 24 prill vjen me ftesë të kryeministrit të Gjeorgjisë, Georgy Kvirikashvili, dhe kjo është vizita etij e parë në këtë vend.

Ai planifikon të takohet me përfaqësues të legjislaturës së Gjeorgjisë dhe të agjencive ekzekutive në vend.

Më pas, shefi i OKB-së do të lëvizë në Armeni, më 25 prill, dhe po ashtu do të ndalet edhe në Azerbajxhan, ka thënë një burim i Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG