Ndërlidhjet

logo-print

OSBE e gatshme të bëj grumbullimin e votave për zgjedhjet serbe në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian [OSBE], në Kosovë ka njoftuar se do të ndihmojë procesin zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovës.

OSBE me anë të një komunikate për media ka njoftuar se "do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave në Kosovë për t’iu mundësuar personave me të drejtë vote qasje në zgjedhjet parlamentare serbe të datës 24 prill 2016".

Në njoftimin për media theksohet se misioni është në fazën e planifikimit të detajeve operacionale. Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë, do të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, por jo edhe për ato lokale. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria që ai drejton, nuk do t’i pengojë qytetarët e saj serbë të hedhin votat për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese në Kosovë, të cilat do t’i menaxhojë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

XS
SM
MD
LG