Ndërlidhjet

Shtohen viktimat nga sulmi në Afganistan


Pas shpërthimit të 19 prillit 2016 në Kabul
Pas shpërthimit të 19 prillit 2016 në Kabul

Shifra e të vrarëve nga sulmi taliban i 19 prillit në kryeqytetin afgan është rritur në 64 persona, më shumë se dyfishi i raportuar më herët nga zyrtarët vendorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi, tha sot se 347 njerëz gjithashtu janë lënduar nga sulmet në një zyre të agjencisë kyresore të sigurisë në vend, që ndodhet në qendër të Kabulit.

Shumica e të vrarëve dhe të lënduarve ishin civilë.

Sulmi filloi me shpërthimin e një veture bombë,pasuar nga sulmet e militantëve me armë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili erdhi një javë pasi grupi paralajmëroi nisjen e “sezonit pranveror” të luftimeve.

XS
SM
MD
LG