Ndërlidhjet

Tahiri: Marko Gjuriq ka kërkuar falje për hyrjen ilegale në Kosovë 


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ka kërkuar falje për shkak të hyrjes ilegale në territorin e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Gjuriqit i është hequr masa e ndalesës për të vizituar Kosovën, pasi që ai kishte kërkuar falje.

“Duke qenë se kishim shkelje nga zyrtarë të Serbisë, përfshirë edhe hyrjen ilegale të zyrtarit Gjuriq në Kosovë, atëherë pasi që ai kërkoi falje për shkeljet që i ka bërë, Bashkimi Evropian kërkoi nga të dyja shtetet që të rikonfirmojnë zotimin tonë që të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes së normalizimit. Po ashtu, Bashkimi Evropian do të dalë me një koncept dokument me të cilin i vendos standardet e fjalorit politik për normalizim”, ka thënë Tahiri.

Delegacionet nga Kosova dhe Serbia kanë negociuar të martën në Bruksel për afërsisht 18 orë, ku kanë arritur marrëveshjen për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura me emrin ADR.

XS
SM
MD
LG