Ndërlidhjet

Putin: Kemi parandaluar shpërbërjen e Sirisë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mbështetja ushtarake e Moskës ka ndihmuar parandalimin e shpërbërjes së Sirisë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

“Falë veprimeve të suksesshme të Forcës Ajrore të Rusisë dhe ushtrisë së Sirisë, është bërë i mundur çlirimi i disa qyteteve, përfshirë Palmirës”, ka thënë Putin në një ceremoni të pranimit të letrave kredenciale të ambasadorëve të huaj në Moskë.

Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht në Siri, qysh në shtator të vitit të kaluar.

Autoritetet ruse kanë thënë se fushata e tyre ka për qëllim të ndihmojë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën kundër terroristëve.

Por, sipas Perëndimit, Rusia bombardon caqet e kundërshtarëve të Assadit pa dallim, përfshirë edhe rebelët e moderuar, të cilët mbështeten nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG