Ndërlidhjet

Qeveria miraton projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Kryeministri i Kosovës,Isa Mustafa ka deklaruar se "ky ligj është tepër i rëndësishëm në këtë fazë edhe sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe të ekstremizmit".

Në kuadër të luftimit të terrorizmit, institucionet e Kosovës kanë miratuar vitin e kaluar edhe ligjin që sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

XS
SM
MD
LG