Ndërlidhjet

Dëbohet nga Kosova për në Serbi ish-gjenerali Bojoviq


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta dëbojë nga Kosova ish-gjeneralin e ushtrisë serbe, Millovan Bojoviq.

Atij i është ndërprerë paraburgimi dhe është dorëzuar te Policia e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, kjo gjykatë, ka urdhëruar Policinë e Republikës së Kosovës që të akuzuarin, me vendbanim në Beograd të Republikës së Serbisë, ta dëbojë deri në pikën kufitare më të afërt dhe t’ia dorëzojë Policisë Kufitare të Republikës së Serbisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Millovan Bojoviq është shpallur fajtor nga ana e gjykatës së shkallës së parë për veprën penale 'kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare' dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një muaji.

XS
SM
MD
LG