Ndërlidhjet

UNHCR: Rreth 500 migrantë dyshohet se janë mbytur në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka thënë se rreth 500 njerëz dyshohet se janë mbytur nga fundosja e një anijeje në Detin Mesdhe, javën e kaluar.

UNHCR, duke u thirrur në dhjetëra të mbijetuar, ka thënë se fatkeqësia ka ndodhur në ujërat midis Italisë dhe Libisë më 16 prill.

Dyzetenjë të mbijetuar - 37 burra, tri gra dhe një fëmijë 3 vjeç - janë shpëtuar nga një anije tregtare dhe janë dërguar në Kalmata të Greqisë.

Të mbijetuarit përfshijnë somalezë, etiopianë, egjiptianë dhe sudanezë.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 migrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit.

Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG