Ndërlidhjet

Obama, javën e ardhshme, takon liderët evropianë në Gjermani


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë udhëheqësit e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë javën e ardhshme në Hanover.

Samiti joformal i së hënës pritet të mbulojë tema si Siria, Libia dhe migrantët.

Zyrtarët britanikë dhe francezë kanë thënë se nuk ka agjendë të caktuar, porse diskutimet mund të përfshijnë krizën me migrantë, grupin militant Shteti Islamik, jostabilitetin në Afrikën e Veriut dhe situatën në Siri dhe Ukrainë.

Një deklaratë e Shtëpisë se Bardhë ka thënë se “ata do të diskutojnë po ashtu për hapat shtesë që duhet t’i ndërmarrin aleatët e NATO-s për të adresuar sfidat në periferinë lindore dhe jugore të Evropës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar negociatat për Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve”.

Të mërkurën, Obama ka arritur në Arabinë Saudite për bisedime me mbretin Salman dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të Gjirit Arab.

Bisedimet pritet të përqendrohen në luftën kundër grupit miltant Shteti Islamik dhe në përpjekjet për t’iu dhënë fund konflikteve në Siri dhe Jemen.

XS
SM
MD
LG