Ndërlidhjet

Obama takon Mbretin Salman të Arabisë Saudite


Presidenti Obama dhe Mbreti Salman në Riad.
Presidenti Obama dhe Mbreti Salman në Riad.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe Mbreti Salman i Arabisë Saudite kanë rënë dakord për rëndësinë e një “qasjeje gjithëpërfshirëse, për të shtensionuar konfliktet rajonale”.

Obama dhe Mbreti Salman kanë zhvilluar një takim dyorësh, me dyer të mbyllura, në Riad.

Shtëpia e Bardhë ka thënë përmes një deklarate se dy liderët “kanë diskutuar sfidat që paraqesin aktivitetet provokuese të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Tensionet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite janë rritur për shkak të qasjeve të ndryshme ndaj Iranit dhe luftës kundër terrorizmit.

Sot në Riad do të mbahet një samit i vendeve të Gjirit Arab dhe i partnerëve amerikanë, ku do të diskutohet lufta kundër grupit militant Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG