Ndërlidhjet

Mbi 330,000 migrantë kanë fituar azil në Evropë


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia për Statistika e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se vendet e BE-së u kanë dhënë azil mbi 330,000 migrantëve vitin e kaluar.

Eurostat ka thënë se 333,350 personave u është dhënë mbrojtje ndërkombëtare në vitin 2015.

Shifra është 72 përqind më e lartë se në vitin 2014.

Rreth gjysma e përfituesve të azilit, përkatësisht 166,100 veta janë shtetas sirianë, pastaj 27,600 janë nga Eritrea dhe 23,700 nga Iraku.

Gjermania ka miratuar shumicën e kërkesave për azil. Suedia ka qenë e dyta, pastaj Italia, Franca, Birtania, Austria dhe Holanda.

Vendet e Bashkimit Evropian që kanë pranuar më pak se 100 veta, përfshijnë Kroacinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Sllovakinë.

Mbi një milion veta, shumica nga Lindja e Mesme, kanë arritur vitin e kaluar në Evropë.

XS
SM
MD
LG