Ndërlidhjet

Tre të vrarë nga shpërthimi në një objekt të naftës në Meksikë


Coatzacoalcos, Meksikë
Coatzacoalcos, Meksikë

Një shpërthim i fuqishëm në një objekt të naftës në Meksikë ka vrarë së paku tre veta dhe ka plagosur mbi 130 të tjerë.

Shpërthimi ka ndodhur në kompaninë shtetërore PEMEX në qytetin Coatzacoalcos.

Qindra njerëz janë evakuuar dhe shkollat janë mbyllur.

PEMEX ka thënë se zjarri është vënë nën kontroll, por banorët janë rekomanduar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për shkak të natyrës së mundshme toksike të tymit nga shpërthimi.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

XS
SM
MD
LG