Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon sot aleatët e Gjirit Arab


Presidenti Obama dhe Mbreti Salman. Riad, 20 prill 2016.

Presidenti Obama dhe Mbreti Salman. Riad, 20 prill 2016.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të takojë sot zyrtarë të lartë të gjashtë shteteve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, për të diskutuar çështje të sigurisë.

Takimi në Riad pason bisedimet dypalëshe të presidentit Obama me Mbretin Salman të Arabisë Saudite, që janë zhvilluar një ditë më parë.

Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit përfshin Bahrejnin, Kuvajtin, Katarin, Omanin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se në takim do të diskutohet nxitja e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet kundër terrorizmit, përfshirë luftën kundër Al Kaidës dhe grupit Shteti Islamik.

Një pjesë e bisedimeve do të fokusohet edhe te Irani, të cilin Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit Persik e shohin si rival destabilizues në rajon.

XS
SM
MD
LG