Ndërlidhjet

Evakuohen 500 veta nga qytetet e rrethuara të Sirisë


Siri
Siri

Agjencitë e ndihmës kanë evakuuar 500 persona të plagosur nga qytetet e rrethuara të Sirisë.

Të evakuuarit kanë qenë në nevojë urgjente për trajtim mjekësor, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Saktësisht 250 veta janë nxjerrë nga qytetet që kontrollohen nga rebelët, Madaja dhe Zabadani.

Po aq janë evakuuar nga dy qytete të tjera që kontrollohen nga forcat qeveritare, Foah dhe Kafraja.

Ka qenë ky evakuimi më i madh në Siri qysh në muajin dhjetor.

Operacioni është kryer nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona të tjera janë zhvendosur brenda dhe jashtë Sirisë.

XS
SM
MD
LG