Ndërlidhjet

Ndizet flaka e Lojërave Olimpike në Rio


Foto arkivi

Foto arkivi

Flaka për Lojërat Olimpike në Brazil është ndezur sot në Greqi.

Flaka është ndezur nga aktorja greke, Katerina Lehou, gjatë një ceremonie në Olimpian Antike.

Flaka tani nis turneun gjashtëditësh në Greqi, duke kaluar nëpër qytetin e Maratonës dhe në një kamp të migrantëve në Athinë.

Flaka pritet të arrijë në Brazil më 3 maj dhe për 100 ditë do të kalojë nëpër gjithë vendin.

Pishtari, që do t’i ketë rreth 12,000 bartës, do të arrijë kulmin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, më 5 gusht.

XS
SM
MD
LG