Ndërlidhjet

logo-print

Lumezi: Prokuroria e Shtetit me rezultatet më të mira në vitin 2015


Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria e Shtetit po e rrit efikasitetin, duke e vlerësuar vitin 2015 si më të suksesshmin deri më tani.

“Në vitin 2015, në institucionin e Prokurorit të Shtetit, në nivel të përgjithshëm janë pranuar 25,412 kallëzime penale, me kryes madhorë të veprave penale, ndërsa kanë arritur te zgjidhen 25,183 lëndë ose 99.1 përqind”, ka thënë Lumezi.

“Nëse e krahasojmë me vitin 2014, ku nga numri i përgjithshëm i kallëzimeve penale prej 27,556 lëndësh janë zgjidhur 19,528, ose 71 përqind e tyre, rezulton se Prokuroria e Shtetit ka qenë shumë më efikase në vitin 2015”, ka shtuar Lumezi.

“Si pjesë e veprimeve që na kërkohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, neve na është thënë që të kemi në shënjestër lëndët e korrupsionit dhe ato të krimit të organizuar dhe ne e kemi bërë këtë duke krijuar një databazë”, ka thënë ai.

Prokurori i Shtetit është fokusuar edhe te lufta kundër terrorizmit, për çka ka thënë se është zvogëluar numri i njerëzve që u bashkohen luftërave terroriste.

Ky përparim në luftën kundër terrorizmit, sipas tij, është një arritje e të gjitha institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me objektivat për vitin 2016, Lumezi ka përmendur ngritjen e kapaciteteve të Prokurorisë së Shtetit, trajnimet, zbatimin e institutit për mbrojtjen e dëshmitarëve deri te inkuadrimi i Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve.

XS
SM
MD
LG