Ndërlidhjet

Gjykata në Turqi përmbys dënimet në rastin për "grushtshtet"


Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Gjykata më e lartë e apeleve në Turqi ka përmbysur dënimin e 275 njerëzve, përfshirë zyrtartë të lartë ushtarakë, të akuzuar për komplotim të grushtshtetit.

Gjykata ka konstatuar se dënimi nuk ka qenë i bazuar, pasi nuk është vërtetuar ekzistenca e një rrjeti të fshehtë, të quajtur Ergenekon.

Zyrtarë, gazetarë, avokatë dhe akademikë janë shpallur fajtorë në vitin 2013, për komplot për të rrëzuar kryeministrin e atëhershëm, Recep Tayyip Erdogan.

Vendimi i ri mund të çojë në rigjykim.

Gjyqi Ergenekon ka qenë një nga rastet më të mëdha gjyqësore në historinë moderne të Tursië, duke vënë përballë mbështetësit e Erdoganit, partia e të cilit ka rrënjë islamike, me ushtrinë laike.

Dënime me burgim të përjetshëm u janë dhënë disa të të pandehurve, përfshirë ish-shefin e ushtrisë, Ilker Basbug.

XS
SM
MD
LG