Ndërlidhjet

logo-print

Në OKB nënshkruhet sot marrëveshja për klimën


Ilustrim

Ilustrim

Përfaqësues të më shumë se 150 vendeve mblidhen sot në Kombet e Bashkuara për të nënshkruar formalisht Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe liderë të tjerë botërorë do t’i bashkohen sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në ceremoninë e nënshkrimit.

Marrëveshja, teksti i së cilës është miratuar nga afro 200 vende në muajin dhjetor, synon të zbusë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi 55 vende, që llogaritet se shkaktojnë së paku 55 përqind të emetimeve të gazrave serrë, të përfundojnë procesin e ratifikimit.

XS
SM
MD
LG