Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Meksikës propozon zbutjen e ligjit për marihuanë


Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka propozuar legalizimin e marihuanës për qëllime mjekësore dhe lehtësimin e kufizimeve për përdorim personal të drogës.

Propozimi përfshin rritjen e sasisë që mund të bartin përdoruesit nga 5 gramë sa është aktualisht, në 28 gramë.

Pena Nieto ka thënë se do ta dërgojë propozimin në Kongres.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë vrarë nga dhuna që lidhet me drogën në Meksikë, në vitet e fundit.

“Ne, mekiskanët, e dimë shumë mirë gamën dhe defektet e politikave ndaluese dhe të ndëshkimit, si dhe të ashtuquajturën luftë kundër drogës që ka mbizotëruar për 40 vjet”, ka thënë Pena Nieto.

“Vendi ynë ka vuajtur, si pak vende të tjera, efektet e këqija të krimit të organizuar, të lidhur me trafikun e drogës”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG