Ndërlidhjet

logo-print

Rritet përsëri numri i migrantëve në Greqi


Greqi - foto arkivi

Greqi - foto arkivi

Numri i migrantëve që arrijnë në Greqi nga Turqia ka nisur të rritet përsëri, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Sipas shifrave të publikuara të premten, rreth 150 njerëz në ditë kanë arritur në tre ditët e fundit.

“Numri i migrantëve të rinj në Greqi, që ka qenë zero disa ditë këtë muaj, ka nisur të rritet”, ka thënë zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Joel Millman.

Kjo ndodh edhe përkundër marrëveshjes midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi muajin e kaluar dhe synon të zvogëlojë fluksin e migrantëve.

Anijet e NATO-s në Detin Egje, një nga rrugët kryesore për migrantët që kalojnë nga Turqia në ishujt grekë, kanë ndihmuar të ndalojnë kontrabanduesit e njerëzve.

“NATO është duke punuar më afër se kurrë me Bashkimin Evropian”, ka thënë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference të përbashkët me kryeminsitrin grek, Alexis Tsipras, në Athinë.

“Mendoj se kemi ende punë për suksesin e operacioneve të NATO-s në Egje”, ka thënë në anën tjetër Tsipras.

Vitin e kaluar, mbi 1 milion migrantë, shumica të ikur nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë.

XS
SM
MD
LG