Ministri për Çështje Evropiane i Francës, Harlem Desir, dhe ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Michael Roth, kanë thënë se hapi i radhës që presin nga Komisioni Evropian, në lidhje me Kosovën, është propozimi për të liberalizuar vizat për qytetarët e saj.
Dy zyrtarët evropianë kanë qëndruar sot në Prishtinë, ku kanë takuar ministrin e Kosovës për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku.
Çollaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka diskutuar me homologët evropianë edhe mënyrat se si të shfrytëzohet më së miri Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, për të çuar përpara reformat evropiane.