Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në një xhami të Bagdadit


Irak
Irak

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë së paku tetë veta në Bagdad.

Sulmi ka ndodhur pas faljes së xhumasë, në një xhami shiite, në qarkun Al-Radvanija.

Mbi 30 veta po ashtu janë plagosur.

Sipas zyrtarëve, sulmuesi i dytë vetëvrasës në xhami është qëlluar dhe vrarë nga forcat e sigurisë përpara se ka shpërthyer eksplozivët e tij.

Amaq, një agjenci e lajmeve e lidhur me grupin militant Shteti Islamik, ka thënë se ky i fundit qëndron prapa sulmit.

Shteti Islamik, me pjesëtarë kryesisht sunitë, është duke luftuar forcat qeveritare në veri dhe perëndim të Irakut dhe disa herë ka sulmuar zonat shiite në Bagdad.

XS
SM
MD
LG