Ndërlidhjet

logo-print

Merkel viziton sot kufirin turko-sirian


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë të BE-së pritet ta vizitojnë sot kufirin turko-sirian, në përpjekje për ta mbrojtur marrëveshjen e shumëpërfolur për migrantët.

Vizita e sotme vjen në kohën kur po kritikohet kjo marrëveshje ndërmjet të Turqisë dhe BE-së, e cila deporton prapa në Turqi migrantët që nuk kualifikohen për azil në Greqi.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se marrëveshja është e panjerëzishme dhe se Turqia nuk është vend i sigurt për t’i vendosur njerëzit e kthyer.

Turqia ka paralajmëruar se marrëveshja mund të prishet nëse nuk plotësohet kërkesa për udhëtim pa viza për qytetarët turkë.

Merkel pritet ta vizitojë një kamp të refugjatëve në qytetin jugor të Gaziantepit, në afërsi të kufirit me Sirinë, ku ajo do të takohet me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu.

Ajo do të udhëtojë e shoqëruar nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, dhe nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

XS
SM
MD
LG