Ndërlidhjet

logo-print

SHBA pranon se ka vrarë më shumë civilë gjatë sulmeve në Irak e Siri


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria amerikane e ka pranuar se sulmet ajrore, që kishin për cak militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, kanë vrarë 20 civilë ndërmjet muajve shtator dhe shkurt.

Por, observuesit menjëherë reaguan duke e quajtur shifrën “të pabesueshme”, duke paralajmëruar se ajo është shumë më e lartë sesa është prezantuar, marrë parasysh fushatën intensive të sulmeve ajrore prej 20 muajsh, gjatë së cilës janë lëshuar rreth 12 mijë sulme nga aeroplanët dhe dronët.

“Airwars”, një grup monitorues me bazë në Londër, thotë se numri i ulët i viktimave civile, i prezantuar nga ushtria amerikane, është “sinqerisht i pabesueshëm”.

Komanda Qendrore Amerikane tha se ka ardhur në përfundimin se “provat” tregojnë se 20 civilë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në nëntë sulme ndërmjet muajve shtator 2015 dhe shkurt 2016. Të gjitha viktimat thuhet se kanë qenë rezultat i paqëllimshëm i sulmeve, që kishin pasur cak militantët e Shtetit Islamik.

Gjashtë nga sulmet e përmendura kanë ndodhur në Irak, ndërsa tri të tjera në Siri.

XS
SM
MD
LG