Të paktën 12 persona janë vrarë nga dy sulme me vetura bombë në Bagdad, që kishin për cak forcat e sigurisë.
Shteti Islamik ndodhet prapa sulmit të djeshëm, sipas agjencisë së lajmeve Amaq, e cila e përkrahë këtë grup.
Sulmi ndodhi në një pikë kontrolli të forcave të sigurisë në distriktin verior, al-Husseiniya, ku u vranë nëntë njerëz dhe të paktën 28 të tjerë u lënduan.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dytë, i cili kishte për cak një konvoj ushtarak në Arab al-Jabour, një zonë në periferi të Bagdadit.
Në sulmin e dytë mbetën të vrarë tre njerëz dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur.
Qeveria e Irakut ka arritur të rimarrë disa qytete të mëdha nga Shteti Islamik gjatë vitit të kaluar, përfshirë qytetet perëndimore të Ramadit dhe Hitin, dhe ngadalë po i shtyen militantët në drejtim të kufirit me Sirinë.