Ndërlidhjet

Turqia mbron marrëveshjen me BE-në gjatë vizitës së Merkel


Vizita e kancelares Angela Merkel në Turqi, 23 prill 2016

Vizita e kancelares Angela Merkel në Turqi, 23 prill 2016

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se numri i migrantëve që po kalojnë ilegalisht në Greqi është ulur dukshëm, përderisa ai mbronte marrëveshjen për migrantë, të nënshkruar mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Davutoglu i dha këto komente dje,në një konferencë për media bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët udhëtuan dje për në Turqi për të vizituar një kamp refugjatësh në afërsi të kufirit me Sirinë.

Ata gjithashtu inaguruan një qendër për përkrahje të fëmijëve, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, tha se BE-ja planifikon t’i shpenzojë rreth 1 miliard euro në projekte këtë verë, për përmirësimin e jetëve të refugjatëve sirianë në Turqi, ndërsa Davutoglu tha se blloku veçse ka nisur projekte në vlerë prej 187 milionë eurosh.

Grupet për të drejta të njeriut e kanë kritikuar këtë vizitë të zyrtarëve evropianë në Turqi dhe thanë se ata duhet t’i shikojnë me dhjetëra mijëra refugjatë sirianë që tani janë të bllokuar për të hyrë në Turqi.

XS
SM
MD
LG