Ndërlidhjet

Obama arrin në Gjermani, pritet t’i jap shtytje bashkëpunimit tregtar


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka arritur në Gjermani, për t’i dhënë shtytje një pakti të ri tregtar ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, si dhe për të marrë pjesë në një samit me liderët kryesorë evropianë, që ka të bëjë me çështjet e sigurisë.

Obama fluturoi për në Hanover, ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për ta hapur së bashku panairin industrial gjatë ditës së nesërme. Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në këtë panair të përvitshëm, si vend partner, për herë të parë.

Më vonë gjatë ditës së nesërme, Obama dhe Merkel do të marrin pjesë në një samit, që përfshin edhe liderë nga Franca, Italia dhe Britania e Madhe.

Takimi do të fokusohet në përpjekjet për t’u dakorduar rreth hollësive të një marrëveshje të re tregtare SHBA-BE.

XS
SM
MD
LG